SH - Artis Wundertüte - die Erlebnis-Spielgruppe

Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü

SH



 
 
 

Këshillat për prindërit e gjuhëve të huaja

Ju flisni një gjuhë tjetër me fëmijën tuaj e jo gjermane, dhe fëmija juaj rritet me shumë gjuhë të ndryshme. Për shumicën e fëmijëve kjo nuk paraqet problem. Përkundrazi shumë gjuhësia për fëmijën tuaj është një përparësi e madhe. Me gjuhën e vet amtare, fëmija juaj përpos që mëson kulturën e vet, njihet edhe me prejardhjen e vet. Është pra e rëndësishme që fëmija i juaj gjithashtu mundësisht sa më herët të mësojë edhe gjermanisht.

Kështu mund ta përkrahni fëmijën tuaj

  • Flisni me fëmijën tuaj në atë gjuhë të cilën e dini më së miri

  • Flisni me fëmijën tuaj për të gjitha gjërat. Tregoni tregime dhe përralla, dëgjojeni me vëmendje dhe lëvdojeni kur provon të shprehet. Fëmija juaj duhet të ndiej kënaqësi gjatë të shprehurit.

  • Kontakti i sa më i hershëm i fëmijës suaj me gjuhën gjermane ndihmon shumë. Sa më shumë që do të ketë kontakt me fëmijët dhe të rriturit që flasin gjuhën gjermane, aq më shpejt ai do ta mësojë gjermanishten.

  • Sa më mirë që fëmija juaj e flet gjuhën amtare, aq më mirë do ta mësojë gjuhën gjermane dhe gjuhët tjera. Fëmija ndërtohet me gjuhën e vet dhe bën krahasimin e gjuhëve.


Luajmë së bashku (Spielgruppe) ofron për fëmijën tuaj
Parapërgatitje për në parashkollor (Kindergarten) dhe shkollë

  • Në "Luajmë së bashku" (Spielgruppe) fëmija i juaj mund të luajë me fëmijët tjerë dhe njëkohësisht zhvillon personalitetin dhe mësimin e tij.

  • Në “Luajmë së bashku” fëmija i juaj mëson gjuhën gjermane.

  • Në „Luajmë së bashku“ ushtron dhe mëson fëmija i juaj bashkëpunimin me moshatarët e tij.

  • Në „Luajmë së bashku“ fëmija juaj fiton përvojat e para jashtë shtëpisë.


Vizitoni „Luajmë së bashku“ (Spielgruppe)


Regjistrohu tani!

Tel. 052 670 03 23 - info@spielgruppe-neuhausen.ch


 
 
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü